Për shkak korrupsionit dhe klientelizmit, politika më e ekspozuar ndaj ndikimeve të huaja dëmtuese (Infografik)

Politika është fusha me rrezik më të madh për ndikime dëmtuese të huaja në Maqedoninë e Veriut, tregojnë një sërë studimesh të STRATKOM – Qendrës së Ekselencës në komunikimet strategjike të NATO-s, të zbatuara në gjysmën e parë të vitit të kaluar deri në maj të këtij viti. Si rreziqe më të mëdha janë theksuar korrupsioni, institucionet e dobëta dhe sistemi gjyqësor dhe koncentrimi i fuqisë në partitë, njofton Portalb.mk.

“Në përgjithësi, vendi ka përfaqësim relativisht të kënaqshëm politik, por mbeten dobësitë në administratën publike. Besohet se politikat miratohen në bazë të interesave persona ose të ndonjë grupi të caktuar, a zyrtarët shtetëror nuk vlerësohen si të pavarur. Fuqia në partitë politike është e koncentruar te një person ose te një grup i vogël. Sfida më e madhe është pavarësia në institucionet demokratike, a sistemi gjyqësor në përgjithësi vlerësohet se mbështet në faktorë tjerë të huaj, në vend se në sundimin e së drejtës”, thuhet në hulumtimin ku janë anketuar më shumë se 30 ekspertë lokalë, përfaqësues qeveritarë, gazetarë, përfaqësues të sektorit civil dhe të komunitetit akademik në çdo fushë.

“Maqedonia e Veriut ka më së shumti vlerësime në rajon, por nuk janë aq të mira që të mos fillohet menjëherë me kërkesa për zgjidhje të problemeve të saj”, thuhet në studimin për vlerësimin e indeksit për ndikimet e huaja dëmtuese. Indeksi e vlerëson edhe rrezikun për përzierjen e aktorëve të huaj në gjendjet e brendshme, a 1,5 merret si mesatar në vlerë ose gjendje stabile me rrezik të vogël.

Hulumtimet e STRATKOM janë zbatuar njëkohësisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi.

Në studime të STRATKOM fusha e politikës theksohet si më e ndjeshmja për ndikim të huaj armiqësor.

“Te vendet e analizuara, politika është fusha me potencial më të madh për ndikim të huaj. Rreziqet më të mëdha më së shpeshti janë koncentrimi i fuqisë, niveli i lartë i korrupsionit, krimi i organizuar dhe mosndëshkimi i elitave politike”.

STRATKOM thekson se për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, politikanët në rajon mund të bëhen pre e lehtë për fushata të motivuara politike të cilat vijnë prej jashtë.

“Qasja e këtillë ndaj politikës i ka theksuar dobësitë në shtetet dhe i ka delegjitimuar institucionet, a mungesa e demokracisë së brendshme në partitë e zvogëlon besimin në opinion. Në disa shtete të analizuara, mosaftësia që të arrihet konsensus sjellë deri te bllokada, madje edhe deri te ajo gjendje që qartë i rrezikon interesat nacionale dhe strategjike si integrimi në BE dhe hyrja në NATO”, thekson STRATKOM.

Problemet që më së shumti shqetësojnë në Maqedoninë e Veriut, me indeks mbi 2,25 janë fuqia e koncentruar te partitë politike dhe sistemi gjyqësor i robëruar nga politika dhe interesat e biznesit.

Në fushat lidhur me politikën, vlerësim më keq në Maqedoni në fushën “sistem kushtetues dhe zgjedhor”, ku janë të përfshira problemet si ndarje e paqartë dhe e paparashikueshme e fuqisë mes institucioneve, sistem jofunksional të kontrollit, nuk ka kontroll të financimit të partive politike, institucionet janë joefikase në ndalimin e ndikimit ilegal në zgjedhje.

Në vend të dytë, për notë më të keqe, është “sundimi i së drejtës”. Disa prej problemeve të theksuara në këtë fushë janë ndikim i rëndësishëm i partive politike ose interesave të biznesit ndaj sistemit gjyqësor, elitat e rëndësishme politike janë mbi ligjin, institucionet të cilët duhet të jenë kornizë e sistemit demokratik, si Këshilli Gjyqësor, janë të politizuar ose jorelevant.

Në mesin e dobësive në partitë politike janë të theksuara edhe vështirësitë që të formohet koalicion qeveritar i qëndrueshëm, opozita joaktive, jo e aftë që të kritikojë me të vërtetë ose të ndërmarrë aktivitete kundër vendimeve qeveritare kontestuese, agjendë jo e dukshme e pushtetit në miratimin e ligjeve…

Në fushën e administratës publike dhe racionalitetit të shtetit si probleme janë të theksuara” miratimi i politikave në bazë të interesave politike e jo në bazë të provave dhe shkencës, zyrtarë kyç shtetëror janë të kontrolluar nga interesat partiake, edhe pse formalisht janë të pavarur, administrata publike në përgjithësi është joefikase në zbatimin e politikave publike.

Notë më të mirë ka fusha e “përfaqësimit”, ku janë vlerësuar problemet si: prioritet e partive politike ndjeshëm dallojnë prej prioriteteve të qytetarëve, elitat politike lehtë bien nën ndikimin e institucioneve religjioze, një numër i konsiderueshëm, në vend të shtetit, ndjejnë lojalitet ndaj klanit të tyre, grupit joformal ose një shtetit tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button