Presidenti Nishani përshëndet paqëruajtësit shqiptarë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. gjatë një video-konference përshëndeti të gjitha forcat ushtarake shqiptare që operojnë në Kandahar, Kabul dhe Herat në Afganistan. Ai i vlerësoi ata si nderi i kombit.

“Ju ushtarakët shqiptarë na keni bërë ne shqiptarëve kudo ku jemi sot të ndihemi krenarë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe kontributi juaj në mes të miqve, partnerëve dhe aleatëve të barabartë e ka ngritur emrin e Shqipërisë dhe flamurin e saj në dinjitetin më të madh të gjitha kohërave. Ne jemi krenarë për ju, por gjithashtu jemi të kënaqur dhe të lumtur se ju po ofroni përmes sakrificave tuaja dhe profesionalizmit tuaj një kontribut të madh për një popull të tërë siç është populli afgan, i cili meriton lirinë, paqen dhe sigurinë”, thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

“Ne jemi krenarë për ju, sepse të gjithë shqiptarët përkulen me nderim përpara gatishmërisë tuaj, dhe nderojnë të rënët tanë në atë fushë beteje. Të gjitha këto sakrifica e kanë bërë më të fortë emrin e shqiptarit. E kanë lartësuar edhe më shumë flamurin tonë kombëtar. Unë dëshiroj njëkohësisht që përmes jush të përshëndes të gjitha Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm, të gjithë komandantët, oficerët, ushtarët, të cilët janë krenaria e vendit tonë. Jeni në pararojë të zhvillimeve të të gjithë shoqërisë sonë”, nënvizoi Presidenti Nishani.

Shefat e misioneve raportuan për presidentin detyrat e kryera dhe përcollën urimet e Vitit te Ri

Lajme të ngjashme

Back to top button