Shekerinska: Armata jonë, dashuria dhe lojaliteti ndaj atdheut le të ta ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot me kumtim në Fejsbuk e uroi Ditën e Armatës – 18 Gushtin.

“Urime ditëlindja Armata jonë. Dashuria dhe lojaliteti ndaj atdheut le të ta ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes”, theksoi Shekerinska.

Ajo njëherit thekson se është nder dhe respekt për të që këtë vit për herë të parë Ditën e Armatës – 18 Gushtin e shënojmë si Armatë e një vendi anëtar të NATO-s.

“Ju falënderoj që më bëtë ministre krenare të Mbrojtjes”, shtoi Shekerinska në kumtesën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button