Llukashenko u shpall person i padëshiruar në BE, europarlamentarët e dënuan dhunën në Bjellorusi

Partitë kryesore politike të Parlamentit evropian, në deklaratë të përbashkët e shpallën presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko si person të padëshiruar në BE dhe bënë thirrje për zgjedhje të reja, “të lira” në këtë vend.

Deklaratën e nënshkruan Partia popullore evropiane, Evropa e ripërtërirë, Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve dhe Fraksioni i gjelbër, lajmëruan agjencitë nga Brukseli.

“Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi më 9 gusht as nuk ishin të lira, as të drejta. Raportet e besueshme e dëshmojnë fitoren e Svetllana Tihanovskës. Prandaj nuk e njohim Aleksandar Llukashenkon si president të zgjedhur dhe e konsiderojmë person të padëshiruar në Bashkimin Evropian. I bashkangjitemi popullit bjellorus në kërkesën e tij për zgjedhje të reja dhe të lira”, ceket në deklaratën e përbashkët të europarlamentarëve, transmeton MIA.

Partitë e Parlamentit evropian e mbështetën vendimin e Ministrisë së Jashtme të BE-së për sanksione individuale plotësuese kundër Bjellorusisë dhe bënë thirrje që ato të vendosen në afat sa  më të shkurtë.

“E përshëndesim vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për ‘listën e zezë’ për të gjithë funksionarët të cilët janë përgjegjës për dhunën dhe kurdisjen e zgjedhjeve presidenciale. Kërkojmë lista të përgatitet sa më parë në mënyrë që personave të cilët i kryen këto krime, t’u ndalohet hyrja në BE dhe t’u bllokohen mjetet”, shtohet në kumtesë.

Deputetët e BE-së, gjithashtu, i bënë thirrje Rusisë të përmbahet nga përzierja në situatën në Bjellorusi.

Europarlamentarët, gjithashtu, e dënuan përdorimin e dhunës kundër demonstruesve të qetë dhe bënë thirrje për hetim urgjent dhe transparent për të gjitha rastet e dhunës ndaj qytetarëve.

“Kërkojmë identifikim urgjent të të gjithë të arrestuarve para dhe pas fushatës zgjehdore”, ceket në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button