Merko i sigurt se do të kandidohet sërish

Kryetari i Komunës  së Strugës, Ramiz Merko, u shpreh i sigurt se ai do të jetë sërish kandidati i BDI-së për Strugën. Ai këtë deklaratë e dha gjatë një takimi me gazetarët në televizionin ‘’Kaltrina’’ me rastin e festave të fundvitit.

Merko, nënvizoi se do të marrë këtë përgjegjësi pasi të njëjtën ia kërkojnë qytetarët me ngulm për çdo ditë, dëshirë të cilën ai është i detyruar ta respektojë. Ai me elegancë  shmangu pyetjen se cili do të jetë pozicioni i tij në rast se partia e tij nuk e kandidon.

Gjithashtu, në këtë takim Merko, potencoi se pavarësisht krizës që mbretëron në rajon dhe më gjerë, Komuna e Strugës, me ato të ardhura modeste gjatë vitit 2012 ka realizuar një sërë projektesh në interes të komunitetit dhe qytetarëve, angazhim që do vazhdojë edhe gjatë 2013, sipas tij. Merko gjatë këtij emisioni foli edhe për çështje tjera, si dhe për problematika të tjera që ai dhe komuna e Strugës janë ndeshur gjatë vitit 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button