Aksident i rëndë mes tetë automjeteve në Kumanovë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 7.30 në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë në të cilën janë ndeshur tetë automjete, informojnë nga policia.

Sipas informatave të para, viktima nuk ka. Aksidenti ka filluar me ndeshjen e dy autobusëve, pastaj me ta është ndeshur edhe një furgon, tre vetura, një kamion dhe një minibus. Arsyet janë ende të panjohura, por supozohet se kjo ka ndodhur si pasojë e mjegullës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button