fbpx

Futbollisti shqiptar në formacionin e vitit në Serie A italiane

Prestigjozja “Wyscout” ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020 të Serisë A, transmeton OraNews.

Në sy bie mungesa e lojtarit më të mirë të zgjedhur nga Seria A: Paolo Dybala. Në mbrojtje na nderon një shqiptar, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i Atalantës e ka merituar një vend në formacionin më të mirë dhe në krah të tij rreshtohen edhe dy lojtarë të tjerë të Atalantës, Toloi në qendër dhe Gosens në krahun e majtë.

Krahun e djathtë të mbrojtjes e mban Faraoni i Veronës. Në portë si më i miri është zgjedhur portieri i Juventusit, Shezni.

Në mesfushën me katër lojtarë nga e majta në të djathtë janë Insinje i Napolit, Gomez i Atalantës, Alberto i Lacios dhe Kulusevski i Parmës. Në sulm nuk kishte si të mungonte golashënuesi më i mirë i Serisë A Imobile, ndërsa krah tij është Ronaldo i Juventusit.

Për habi, asnjë zikaltër, edhe pse u shpall ekipi me mbrojtjen më të mirë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close