fbpx

AS Roma me pronar të ri

Tani gjithçka është zyrtare, Dan Friedkin është pronari i ri i klubit italian të Romës. E nisur disa ditë më parë, sot ka përfunduar komplet procedura e shitjes dhe klubi verdhekuq ka kaluar nga duart e James Pallottës, në ato të një tjetër amerikani, miliarderit Dan Friedkin, transmeton SS.

Ky i fundit pagoi plot 591 milionë euro për të bërë të tijin klubin verdhekuq dhe në fjalën e mbajtur sot, premtoi angazhim maksimal për të çuar Romën në nivelet më të larta të futbollit italian e botëror.

“Duam ta bëjmë Romën një nga emrat më të rëndësishëm të universit futbollistik dhe për këtë do të impenjohemi totalisht. Do të jemi shumë të pranishëm, pasi e dimë që Roma përfaqëson diçka shumë të rëndësishme të qytetit dhe e kemi marrë shumë seriozisht këtë përgjegjësi”, u shpreh pronari i ri i verdhekuqve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close