Rriten eksportet e mallrave nga Shqipëria në Serbi

Pandemia e Covid-19 ndryshon hartën e partnerëve tregtarë me Shqipërinë, ku pavarësisht se 64% e eksporteve tona janë në shtetet e Bashkimit Europian, muaji Korrik ka njohur një rritje tepër të lartë të mallrave që vendi ynë shet në Serbi, transmeton Klan.

Eksportet shqiptare në shtetin serb u rritën me 42.5% në Korrik, ndërsa rritje ka pasur edhe me Çekinë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Francën.

Tregtia e mallrave tona në Itali ra me 17% dhe me 13.4% në Kosovë. Për herë të parë Kina po barazon Greqinë tek importet, ndërsa importet me Turqinë janë më të larta se ato me shtetin grek.

Në 7 muajt e parë të vitit Shqipëria rriti me 37.4% blerjen e mallrave në Rusi dhe me 9% në Holandë. Rënia më e madhe e importeve është shënuar te blejret në Itali dhe Greqi.

Fuqia eksportuese e Shqipërisë ka vazhduar të bjerë edhe në Korrik. Krahasuar me një vit më parë shitjet e mallrave shqiptare jashtë kufijve ranë me 11.6% dhe importet u tkurrën me 5.6%, duke pasqyruar kërkesë të dobët të konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button