Si të përgatisni akullore me fistikë vetë në shtëpi

Kombinimi akullore dhe fistikë bashkë mund të themi që është ndër ata që shijojnë më shumë.

Nëse po kërkoni në dyqane për akulloren perfekte, ndaloni dhe kthehuni në kuzhinën tuaj.

Sot në AgroWeb.org do ju tregojmë se si të përgatisni akulloren e famshme me fistikë në shtëpitë tuaja.

Për të marrë shijen dhe rezultatin e përkryer të kësaj ëmbëlsire nuk do t’ju duhet të përdorni makinë akulloreje, por vetëm disa hapa të thjeshtë dhe do ta keni gati të ftohtë në frigoriferin tuaj.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes hap pas hapi.

Përberesit

200 ml qumësht

200 ml pana për ëmbëlsira (krem qumështi)

100 ml ujë

100 gr sheqer

100 gr fistikë të qëruar

Përgatitja

Për të marrë rezultatin perfekt të akullores edhe pse nuk keni një makinë akulloreje, AgroWeb ju këshillon që të ndiqni një hile të vogël.

Në një tenxhere të vënë në zjarr, shtoni ujin dhe sheqerin dhe trazoni gjatë gjithë kohës.

E gjithë ideja e këtij hapi është që të krijoni një lloj shurupi apo sherbeti të trrashë.

Kështu lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa të shiloni që uji po vlon dhe po nxjerr bulëza e më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni quështin dhe panën dhe përziejini mire.

Kur sherbeti të jetë gati, shtojeni tek ena ku ndodhet qumështi me panën dhe përziejeni të gjithë masën me një mikser apo rrahësin e vezëve derisa të trrashet dhe të jetë homogjene.

Masën e krijuar hidheni ne forma të vogla plastike apo në kutitë ku mbani akullin e më pas futeni në frigorifer për të paktën 12 orë.

Kur koha të ketë kaluar akullorja do të jetë ngrirë, ndaj hiqeni me kujdes nga masat ku e keni futur dhe hidheni në një misker dhe filloni me përzierjen, duke shtuar pak nga pak edhe fistikët e qëruar.

Përzieni me shpejtësi maksimale derisa fistikët dhe akullorja të jenë përzier mirë me njëri tjetrin.

Tashmë akullorja juaj do të ketë ngjyrë jeshile të lehtë dhe do të jetë shumë kremoze.

Hidheni atë sërish në një enë metalike ose qeramike dhe vendoseni në ngrirje për 6 orë të tjera.

Më pas akullorja juaj është gati për tu shijuar në çdo kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button