Prindërit e Kate akuzohen se po e shfrytëzojnë fëmijën e saj

Carole dhe Michael Middleton, prindërit e Kate, akuzohen se po abuzojnë me nipin e tyre, ende pa lindur. Pak javë pas publikimit të lajmit se Dukesha e Cambridge ishte shtatzënë, gjyshërit e ardhshëm po promovojnë një linjë produktesh për fëmijë të quajtur “Little prince” dhe “Little princess”, në sajtin e tyre të specializuar për organizime festash.
 
Ky nuk është rasti i parë që sajti i krijuar në vitin 1987 nga Carole Middleton siguron të ardhura falë familjes së Kate.
 
Edhe në rastin e martesës së William dhe Kate dhe për festimet e 60 vjetorit të Mbretërisë së Elissabetës, u nxorën në shitje online objekte lidhur me këto raste, nisma të cilat u shoqëruan gjithashtu me polemika./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button