“Die Presse”: Situatë e tensionuar në Luginë

Nga minarja e xhamisë dëgjohet zëri besnik i përvajshëm i myezinit në Preshevë, me ezanin e tij. Për momentin një fund i qetë i vitit në qytetin 38.000 banorë, në jugu të Serbisë deri në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë dhe Kosovën. Kështu e nis shkrimin për situatën dhe zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës agjencia gjermane “Die Presse”, duke përshkruar gjendjen nga demilitarizimi i rajonit deri tek kërcënimet e Beogradit për prishjen me forcë të monumentit të heronjve të UÇPMB-së.

Autoritetet serbe kishin kërkuar kohë më parë nga autoritetet lokale në Preshevë, një qytet i banuar ekskluzivisht nga shqiptarët, heqjen e monumentit. Kryeministri serb, Ivica Dacic ka kërcënuar gjithashtu se nëse është e nevojshme kjo mund të bëhet edhe me forcë. Ish-komandantë të UÇPMB-së kanë thënë gjithashtu se nëse është e nevojshme monumenti do të mbrohet me forcë, shkruan agjencia “Die Presse”, citon “Presheva Jonë”. 

Pas kërcënimeve të Dacicit vijnë ato të presidentit serb Nikolic për heqjen me forcë të përmendores së UÇPMB-së, kurse anëtarët ish-ushtrisë shqiptare në jug të Serbisë, të mërkurën e kaluar i kanë dërguar mesazhe të qarta Beogradit që të mos provokojë dhe të mos prekë përmendoren e dëshmorëve të UCPMB-së, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë, mesazhet e ish-UÇPMB-së, Dacic i ka konsideruar si një provokim të hapur. Me komunitetin etnik shqiptare janë të populluara tri komunat në jug të Serbisë – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – të cilat në fillim të viteve 1992 kishin zhvilluar një referendum për bashkim me Kosovën. Në vitin 2001, UÇPMB kishte provuar t’ia arrijë këtij qëllimi me konflikt të armatosur.

Gjatë viteve 2000-2001 Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ka zhvilluar një luftë guerile kundër forcave serbe të sigurimit. Dhe tani, pas kërcënimeve serbe për prishjen e përmendores së UÇPMB-së, ish-pjesëtarët e këtij grupi ushtarak, kërcënojnë me përsëritje të konfliktit të armatosur, nëse preket monumenti i dëshmorëve të tyre të rënë në luftën e fundit. Një ish-komandant i UÇPMB-së ka theksuar “mund t’i veshin sërish çizmet dhe uniformat.. » duke paralajmëruar se në perëndim sot janë të gatshëm ta bëjnë këtë gati 500 ushtarë.

Në nëntor veteranët e ish UÇPMB-së, përballë komunës së qytetit të Preshevës, kanë vendosur një monument në shenjë respekti dhe përkujtimi për shokët e tyre të rënë për më shumë se dhjetë vjet më parë. Që atëherë, policia ushtarake po patrullon përsëri në rajonin kufitar. Qeveria serbe, sidomos pas vendosjes së këtij monumenti, rrezikon konflikte të reja në rajon.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se duhet të respektohet historia çdo kombi. Veteranët e UÇPMB-së i cilësojnë provokim kërcënimet e Beogradit, pasi veteranët e UÇPMB-së në vitin 2002 u amnistuan nga Beogradi.

Rreth 60 mijë pjesëtarët të komunitetit shqiptar në Serbi, jetojnë në zonën pranë kufirit lindor të Kosovës me Serbinë. Shqiptarët në komunat e Luginës së Preshevës janë deklaruar në një referendum, në vitin 1992, për tu bashkuar me Kosovën e pavarur. 

Duke folur për diskriminimin serbë mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka pohuar se “politikanët serbë nuk janë të interesuar për popullatën tonë, por vetëm për tokën. Ata duan që ne shqiptarët të zhdukemi”. 

Anëtarët e një grupi ish-kryengritësve shqiptarë në jug të Serbisë, të mërkurën kanë kërcënuar me një konflikt të armatosur me forcat serbe të sigurisë, në qoftë se autoritetet serbe të Beogradit përpiqen ta hiqen me forcë monumentin e UÇPMB-së. 

Autoritetet serbe kishin kërkuar disa kohë më parë nga autoritetet lokale në Preshevë, një qytet i banuar ekskluzivisht nga shqiptarët, heqjen e monumentit. Kryeministri serb Ivica Dacic ka kërcënuar se do ta heq me forcë monumentin e UÇPMB-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button