Gruevski shpërblen fëmijën e parë të vitit 2013

Kryeministri Nikolla Gruevski, në shoqëri të ministrave të Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale Nikolla Todorov dhe Spiro Ristovski, si dhe kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski, dje vizitoi fishnjën e parë të lindur në vitin 2013 në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri. 

Gruevski paralajmëroi se Qeveria me këtë rast familjes i ndau një mijë euro. Ministri Ristovski foshnjes i dhuroi dy monedha ari, ndërsa kryetari i Shkupit Trajanovski nënës i dha librezë me 20 mijë denarë. 

Sipas Torodovit, Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë gjithçka që është e domosdoshme për fsohnjën në vitin 2013, pelena, ushqim… 

Foshnja peshon 4 kilogram e 300 gram, ndërsa e gjatë 54 centimetra. Për nënën Jasmina Smilevska, e lindur në vitin 1971, ky është fëmija i tetë, pas pesë djemve dhe dy vajzave të lindura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button