Shqipëria publikoi rezultatet ditore për 24 orët e fundit në lidhje me virusin korona

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19. Aktualisht në spitalin infektiv dhe në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’, po trajtohen 117 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar edhe 22 qytetarë, transmeton OraNews.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Viktima – Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.

I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nisur nga situata në të cilën ndodhemi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve  të rrisin  vigjilencën dhe të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:

Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën;

Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike;

Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distancës, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse edhe në ambientet e hapura.

Shmangni grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e virusit.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)

Testime totale            50928

Raste pozitive              7499

Raste të shëruara         3816

Raste Aktive                 3453

Humbje jete                   230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1854

Durrës               433

Shkodër             290

Fier                     150

Lezhë                 134

Korçë                 132

Vlorë                  127

Kukës                107

Elbasan             101

Berat                 57

Gjirokastër        34

Dibër                 34

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button