Serbia ndan 102.000 euro për hapjen e laboratorit për testime PCR në Mitrovicë të Veriut

Qeveria e Serbisë ka ndarë 12 milionë dinarë, që i bien 102.000 euro për hapjen e një laboratori në Mitrovicë të Veriut, për të kryer testime PCR për COVID-19, transmeton Koha.net. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga Radio Televizioni i Vojvodinës.

Mjetet do të ndahen përmes Zyrës për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

Në fakt, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka paralajmëruar hapjen e një laboratori të tillë në Mitrovicë të Veriut para dhjetë ditësh, por deri më tash asnjë nga institucionet kosovare e as bartësit e tyre nuk kanë reaguar në lidhje më këtë.

Aktualisht, testimet PCR në Kosovë i kryen vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë licenca edhe për dy institucione private për të kryer teste PCR, ndërkohë për teste serelogjike janë licencuar dhjetëra laboratorë.

Rastet në komunat në veri të vendit deri më tash kryesisht janë menaxhuar nga organet paralele. Testet janë kryer në të shumtën e rasteve në qytete të Serbisë, sikurse që edhe pacientët në gjendje më të rëndë kanë marrë trajtime në Nish, Kralevë e qytete tjera të shtetit fqinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button