Shilegov e shkarkoi nga detyra drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov informoi se e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica, Senad Smailoviq, njofton Portalb.mk.

“Më lejoni që ju njofton se drejtorin e deritanishëm të NP Rrugë dhe Rrugica – Shkup sot e shkarkova nga funksioni i deritanishëm”, shkruajti Shilegov.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, përveç informatës së shkarkimit, nuk shkruajti asnjë arsye se pse e ka marrë këtë vendim.

Sot, portali Lider, njoftoi se drejtori ka qenë i arrestuar me kokainë, a në vazhdimësi publikuan edhe informatë prej buletinit policor.

“Më 15.08.2020 në ora 22:40 në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Strugës e kanë privuar S.S. (33) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjendur kokain. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Deri më tani, Smailloviq nuk është deklaruar në opinion që ta demantojë këtë lajm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button