Dimovski: Me këtë ritëm të MASH-it, viti shkollor do të fillojë vitin e ardhshëm

MASH kishte kohë, por tashmë nuk ka. Ministria, si zakonisht, është vonë, është shumë vonë me protokollet dhe vendimet dhe për këtë arsye edhe arsimi ynë është i tillë, thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për tolerancë dhe mësimit gjatë gjithë jetës, në një bisedë me REL, transmeton Portalb.mk.

Z-ri Dimovski, fillimi i vitit të ardhshëm shkollor po afron ndërsa ende nuk dihet nëse do të fillojë. Cila është arsyeja për këtë? Ministria e Arsimit kishte kohë mjaft të mjaftueshme për të hartuar plan e madje edhe plan rezervë.

Kishte kohë, por tashmë nuk ka. MASH, si zakonisht, është vonë, është shumë vonë me protokollet dhe vendimet dhe për këtë arsye edhe arsimi ynë është i tillë. Tani, pas mendimit dhe përfundimit të komisionit të shëndetësisë, MASH-i duhet menjëherë, dhe atë menjëherë të ofrojë zgjidhje, në mënyrë që të ketë të paktën ca kohë për të bërë disa përgatitje, përndryshe me këtë ritëm të ofrimit të zgjidhjeve viti shkollor do të fillojë në janar 2021, ndërsa është pyetje nëse dhe atëherë do të fillojë.

Nëse në semestrin e dytë të vitit shkollor 2019/20 situata me pandeminë na befasoi dhe na gjeti të papërgatitur dhe viti shkollor mbaroi ashtu si përfundoi, për fillimin e vitit shkollor 2020/21 përgatitjet duhej të kishin filluar në maj kur veç më ishte e njohur pushime jashtë Maqedonisë nuk do të ketë. Mësimdhënësit duke punuar nga shtëpia do të kishin kohë për t’u përgatitur, si dhe jepnin sugjerime të ndryshme për përmirësimin e arsimit, por askush nuk bën hesap ata.

MASH kishte kohë të organizonte onlajn takime, mbledhje, konsultime me një numër të madh mësuesish, të cilët, edhe pa thirrje nga MASH, dhanë sugjerime se si arsimit të përballet me situatën e re që nga ditët e para pas ndërprerjes së mësimit.

Sipas mendimit tim, MASH nuk ka plan bazë, e le më plan rezervë.

Është për t’u habit fakti që në MASH ka të punësuar (megjithëse shumë pak) që deri dje e kanë mbajtur ditarin në dorë, kanë pas orë çdo ditë, janë përballur me sfida të ndryshme dhe situata të paparashikuara e të cilët mund të përgatisin 100 variante dhe plane se si të fillojnë mësimi në shtator, ndërsa plane nuk ka. Përveç nëse askush në MASH nuk i pyet për ndonjë gjë, atëherë është i justifikuar. Sipas njohurive të mia nga MASH, këto ditë është mbajtur një takim me disa drejtorë shkollash përmes platformës ZOOM dhe sugjerime dhe rekomandime u dhanë si të punohet në vitin e ri shkollor. Tragjedia është se nuk ka diskutim, nuk ka zgjidhje nga MASH për të cilat do të diskutohej, por vetëm thuhet, aha, mirë do ta shënojmë mirë dhe do të shohim. Arsimi nuk drejtohet me “do të shohim”. Gjithashtu, takimet e tilla që zhvillohen nga MASH drejtohen këshilltarët të cilët kurrë nuk kanë pas ditar në duar, e lëre më të mbajnë të paktën një orë me nxënës.

Dimovski, keni qenë mësues në një zonë rurale. Si janë kushtet higjienike në shkollat e zonave rurale, a mund të përmbushen protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në shkolla të tilla për të filluar mësimet.

Po. Kam punuar për një kohë të gjatë në një mjedis rural, në të cilin me përpjekjet e menaxhimit të shkollës, mësuesve dhe prindërve të nxënësve në vitin 2008 u krijuan kushte të shkëlqyera higjienike, pavarësisht nga fakti se shkolla është 40 km larg. nga Shkupi. Në shumë shkolla rurale nuk ka kushte higjienike për mbajtjen e orëve të rregullta në kushte normale, e jo në kushte të jashtëzakonshme.

Cila është zgjidhja për të realizuar mësim nga shtatori, me atë që ka shkolla të ndryshme që kanë nevoja dhe parakushte të ndryshme për mësimdhënie?

Me disa kolegë të mi nga Qendra për tolerancë dhe mësim gjatë gjithë jetës, kemi punuar në disa koncepte për fillim të mësimit nga 1 shtatori i vitit 2020 dhe këtë koncept një nga kolegët e mi dorëzoi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, por nuk e di se çfarë ndodhi me propozimin. Më parë, përmes një studimi të shkurtër, zbuluam se në 98% të shkollave ekzistojnë kushte hapësinore për punë të rregullt të mësuesve (të gjithë të kenë një klasë ose dhomë të veçantë).

Ai përbëhej nga zgjidhje për onlajn mësim dhe për atë se si të fillojë mësimi sa më lehtë

Përkatësisht, propozimi përbëhet nga sa vijon:

  • Mësimdhënia duhet të zhvillohet përmes platformave të internetit,
  • Mësimdhënësit do të shkojnë rregullisht në punë dhe nga kabinetet ose nga dhomat që do t’iu caktohen për të ligjëruar do të mbajnë mësime sipas orarit të orëve. MASH duhet të sigurojë qasje në internet në çdo shkollë, ku nuk ka kushte për internet me tel, ajo mund të bëhet me Wi-Fi ose USB, ndërsa kolegët e mi dhe unë e kemi praktikuar këtë derisa punoja në një zonë rurale.
  • Orët për mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të fillojnë në orën 7.30 ose 8, e jo kur i përshtatet mësuesit. (në shumë shkolla sigurisht që do të ketë mësim edhe në ndërrimin e dytë si më parë)
  • Mësimdhënësi do të mbante orët njëlloj si gjatë mësimit të rregullta duke e shënuar orën në ditarin e shkollës, duke i regjistruar nxënësi që mungojnë dhe duke u kujdesur për rendin dhe disiplinën e nxënësve të përfshirë,
  • Për nxënësit nga zonat rurale, të cilët nuk kanë internet në shtëpi, MASH duhet t’u sigurojë USB me internet, sipas nevojës, që ata të ndjekin mësimin,

Në konceptin tonë ekzistojnë zgjidhje të tjera për nxënësit e klasës së parë, të dytë e madje edhe të tretë të cilët nuk janë të trajnuar për të realizuar onlajn mësim ose programi i tyre nuk është përshtatur për këtë, por këto më lart si një hyrje në zgjidhjet e plota për fillimin e një viti shkollor të suksesshëm. Nuk po them që kjo zgjidhje është e përsosur, por mendoj se është një bazë e mirë për fillim dhe natyrisht nëse dëshmohet e  pranueshme do të përpunohej gjatë vitit shkollor sipas kushteve që do të pasonin, në fakt diku duhet të fillohet.

Si mësimdhënës, pjesë e Plenumit të mësimdhënësve, pjesëmarrës në protesta, si i vlerësoni reformat në arsim, a ka ndonjë reformë fare?

Në thelb, arsimi nuk është reformuar për një periudhë të gjatë, shumë vite, që do të thotë humbje për tërë arsimin dhe kjo është arsyeja pse arsimi ynë është ashtu si është.

Unë kam qenë pjesë e MASH-it për ca kohë para pensionimit tim dhe me ministren Renata Deskovska filluam disa reforma në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Një pjesë shumë e vogël e atyre reformave në arsimin e lartë dhe fillor panë dritën e ditës, por zgjidhje tjetra të përgatitura për reforma dhe ato të ardhshme që do të realizoheshin, me largimin e Deskovskës nga MASH mbeti diku në disa zyra dhe me siguri do të presë për kohë më të mira.

Për shumë vite, arsimi në Maqedoni është në shkallën e fundit ose aty diku (kjo tregohet nga rezultatet e vërteta të testeve ndërkombëtare nuk është vetëm mendimi im).

Arsimi duhet të jetë themeli i fortë i shtetit dhe një shtet pa një themel të shëndoshë nuk mund të jetë një shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button