fbpx

Këtë fundjavë janë shqiptuar 47 vërejtje dhe nëntë dënime për hedhje të paligjshme të mbeturinave nga mobiliet në Shkup

Ekipe të Inspektoratit të qytetit me mbështetje të Eko-patrullës së NP “Higjiena komunale” këtë fundjavë ndërmori aksione në disa lokacione në territorin e komunave Çair dhe Karposh, për kontroll të sipërfaqeve publike, përkatësisht për hedhje të parregullt të mbeturinave nga mobiliet. Gjatë këtyre kontrolleve, ata hasën qytetarë të cilët mënjanojnë në mënyrë të parregullt mbeturina nga mobiliet, me ç’rast janë shqiptuar 47 vërejtje dhe 9 dënime.

Kontrollet, siç kumtuan autoritetet e qytetit, u kryen në disa lokacione të cilat paraprakisht u cekën si vende ku shpesh në mënyrë të parregullt hidhen mbeturina nga mobiliet, ndërsa për realizim më të suksesshëm të aksionit, në mbikëqyrje ishte kyçur edhe një dron.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë mjedisin jetësor dhe sipërfaqet publike nga ndotja, ndërsa mbeturinat nga amvisëritë t’i vendosin kryesisht në kontejnerë dedikuar për mbeturina komunale, transmeton MIA.

NP “Higjiena komunale”-Shkup vendosi risi tek shërbimi për grumbullim dhe transport të mbeturinave nga mobiliet nga shtëpitë e qytetarëve. Banorët e Qytetit të Shkupit të cilët kanë nevojë të lirohen nga mobiliet e tyre të vjetra dhe pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, munden në numrin e telefonit pa pagesë 0800 222 33 ta porosisin shërbimin për mënjanim dhe transport të mbeturinave me automjete të posaçme të NP “Higjiena komunale”.

Me ndryshimet e vendosura të shërbimit, qytetarët do të kenë mundësi ta zgjedhin opsionin që mbeturinat e tyre nga mobiliet të merren drejtpërdrejt nga brendësia e shtëpisë, pa dallim nëse bëhet fjalë për amvisëri individuale apo kolektive. Shërbimi për grumbullim të mbeturinave nga mobiliet nga shtëpitë e qytetarëve paguhet në pajtim me çmimoren e NP “Higjiena komunale”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close