Mori fund tortura në Kakavijë, u “zhduket” radha kilometrike

Pas zhbllokimit dhe kalimit të të gjithë personave drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës, që prej ditësh ishte kthyer në makth për ata që donin të kalonin në shtetin fqinj, kryeministri Rama ka reaguar disa orë më parë përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë bëri thirrje që nga sot, të gjithë ata që nisen drejt Greqisë të plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që mos të krijohen më radhë të tilla.

“ FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19“, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button