Kina dha aprovimin e parë për një vaksinë antiCovid

Kina jep aprovimin e parë për një vaksinë kandidate kundër Covid-19.

Vaksina Ad5-nCoV e zhvilluar nga grupi Tianjin CanSino Biologics bashkë me Institutin e Bioteknologjisë dhe Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake kineze, ka marrë dakordësinë për t’u thelluar në mundësinë e prodhimit në masë brenda një kohe të shpejtë vaksinën, transmeton Top Channel.

Miratimi është marrë më 11 gusht, pas konfirmimit për një efikasitet të vaksinës kandidate. Kina shihet edhe si vendi prej nga nisi pandemia e koronavirusit, për t’u përhapur më tej në të gjithë botën.

Ndërkohë javën e kaluar ishte Rusia ajo që njoftoi vaksinën e parë kundër Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button