Tetova, si në luftë e jo në kremtim (VIDEO)

Pse gjithmonë banorët tanë duhet të krisin me të madhe?! Pse nuk mund të festojmë të qetë dhe pa pushkaliqe? Përpos që kishte mjegull, më shumë kishte tym baruti..

Janë këta komentet e banorëve të Tetovës në anketën e Portalb për atë se si kaluan natën e Vitit të Ri në sheshin e këtij qyteti.

Tradicionalisht, në Tetovë në natën e ndërrimit të mot-moteve kriset me të madhe duke përdorur pushkaliqe e duke e tepruar madje dhe me revole.

Foto nga: Tetova qytet i studentëve 

“Nuk kam bërë foto se s’kisha çfarë të fotografoj, nuk kishte asnjë zbukurim sivjet. Ndërsa s’munda të lëviz rehat nga krismat dhe tymi” thotë Rrezearta.

“Kiçi më i madh ndodh te ne. Atmosfera do ishte më e mire sikur policia të ndalonte krismat pa-kontroll” tha Amiri.

“Dua të shoh një vetëdije më të ngritur për atë se si të festohet. Te ne mungon” tha Ylberi.

 Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë person të paraqitur në Ndihmën e shpejtë.

“Kjo nuk domethënë se nuk ka pasur raste të aksidenteve” tha për Portalb, Kryeshefi i ndihmës së shpejtë në Tetovë Gëzim Nuredini.

Nga policia zëdhënësi Marjan Josifoski informoi se është dëmtuar një veturë nga krismat e pushkaliqeve, ndërsa ka ndodhur një vjedhje në një fshat të Tetovës.

“Dëmi në atë shtëpi arrin vlerën prej 1250 eurove. Incidente më të mëdha nuk ka pasur. Qarkullimi nuk ka qenë si vitet e kaluara sepse kishte shumë mjegull dhe mendoj që kjo ishte arsye që qytetarët kanë festuar në shtëpi” tha për Portalb, Josifoski.

Në shesh kishte koncert të organizuar nga Komuna e Tetovës. Më poshtë keni video të siguruara nga Agjencia eMagic.

Pas daljes në skenë, Big Mama ka vazhduar për në Peoples. Më shumë foto keni në këtë link. Ndërkaq, kjo ishte atmosfera në Shkup – kliko linkun. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button