Një makinë me emigrantë e ka përplasur makinën e policisë në rrugën Strumicë-Shtip, dy të vdekur

Dy emigrantë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një automjet të policisë dhe makinës që po transportonte emigrantë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në magjistralen Strumic-Shtip, në hyrjen për Radovish.

Makina e tipit “Audi Q7” që po transportonte 12 emigrantë ilegal është përplasur me një automjet të policisë që nuk ishte në lëvizje.

Në vendngjarje jetë ka ndërruar një emigrant, kurse një tjetër, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore në Shtip.

Raportohet se të gjithë emigrantët ishin nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button