100 ditë pas lëshimit në përdorim, Qyteti i Shkupit përfundimisht i vuri në funksion semaforët në bulevardin “Hristijan Todorovski – Karposh”

U deshën të kalojnë 100 ditë, që nga lëshimi në përdorim i bulevardit Hristijan Todorovski – Karposh që Qyteti i Shkupit t’i vë në funksion semaforët të cilët janë të domosdoshëm në kë këtë aks rrugor. Automjetet dhe këmbësorët gjatë kësaj periudhe ishin të rrezikuar pasi që në udhëkryqin e bulevardit lëviznin në katër anët sipas “rregullit të anës së djathtë”, njofton Portalb.mk.

Nga ajo që pamë në terren, me vendosjen e semaforëve komunikacioni është stabilizuar.

Foto nga bulevardi "Hristijan Todorovski - Karposh", 16.08.2020
Foto nga bulevardi “Hristijan Todorovski – Karposh”, 16.08.2020

Redaksia e Portalb.mk, vazhdimisht u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i vënë në funksion semaforët për të rregulluar kaosin që shkaktohej dhe për të parandaluar aksidentet e mundshme të trafikut në këtë rrugë, ku për shkak se gjendet në periferi, sipas asaj që e kemi parë në terren, automjetet lëvizin me shpejtësi të mëdha, thuajse si në autostradë.

Bulevardi është në pjesën veriore të Shkupit dhe i njëjti e lidh pjesën e Butelit, Radishanit, Lubancit, Lubotenit dhe Çuçer Sandevën.

Bulevardi i ri është i gjerë 40 metra, me gjashtë korsi me nga tre metra e gjysmë. Nga të dyja anët ka rrugica për biçikleta të gjera dy metra e gjysmë, rrugica për këmbësorë nga të dyja anët me sipërfaqe të përzier, hapësirë për gjelbërim të mesëm dhe brez të gjelbër nga të dy anët e bulevardit. Është vendosur kanalizim i ri ujësjellësi, atmosferik dhe fekal dhe ndriçim i ri rrugor prej 140 shtyllave

Derisa Qyteti i Shkupit t’i vë në funksion semaforët në këtë udhëkryq, i njëjti gjithsesi mbetet i rrezikshëm për qytetarët të cilët lëvizin në këtë aks rrugor.

Shkrimet në lidhje me problematikën e mosfunksionimit të semaforëve

07.05.2020: U hap bulevardi “Hristian Todorovski-Karposh” në Shkup

11.06.2020: Bulevardi “Hristijan Todorovski”, njëri udhëkryq me semaforë të fikur një muaj pas lëshimit në përdorim

17.06.2020: Udhëtarët të rrezikuar në bulevardin e ri “Hristijan Todorovski – Karposh”, autoritetet ende nuk kanë vendosur semaforë

13.07.2020: Qyteti i Shkupit e ndryshoi arsyen për mosfunksionimin e semaforëve në bulevardin “Hristijan Todorovski – Karposh”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button