Javën e kaluar në Tokio, 27 persona vdiqën nga i nxehti

27 persona kanë vdekur javën e kaluar si pasojë e temperaturave të larta në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë mediat lokale, sipas të dhënave të Institutit për Mbrojtjen Sociale dhe Shëndetit Publik, 27 persona midis moshës 50 dhe 90 vjeç vdiqën nga goditja e nxehtësisë gjatë javës së kaluar.

Theksohet se 70 për qind e të vdekurve kanë qenë mbi moshën 70 vjeç, 26 njerëz vdiqën në shtëpi, ndërsa 23 vdiqën sepse nuk kanë pasur ose përdorur kondicioner.

Në Tokio gjatë këtij muaji nga vala e nxehtësisë humbën jetën gjithsej 53 persona, andaj ekspertët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e vazhdueshëm të kondicionerit dhe shpeshherë të konsumojnë ujë.

Që nga fillimi i gushtit temperatura në Tokio është rritur midis 32 dhe 37 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button