Ish-zyrtari saudit i inteligjencës: Princi i kurorës “e inkurajoi” Rusinë të ndërhyjë në Siri

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është ngritur padi ndaj princit të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për “inkurajim të Rusisë për të ndërhyrë në Siri”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës britanike The Guardian, ish-zyrtari i inteligjencës pranë Ministrisë së Brendshme saudite, Saad Aljarbri, i cili aktualisht jeton në Kanada pas ikjes nga Arabia Saudite në vitin 2017, ka hapur padi ndaj princit saudit të kurorës në kryeqytetin amerikan Washington.

Në dosjen e padisë, Aljibri ka theksuar se në korrik dhe gusht 2015 ai është takuar me John Brennan, drejtorin e atëhershëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së SHBA-së.

“Brennan shprehu shqetësimin se Bin Salman ka inkurajuar Rusinë të ndërhynte në luftën civile siriane. Atë periudhë, Rusia nuk ishte palë në luftën civile në Siri”, ka thënë Aljibri.

Duke theksuar se Mohammed bin Salman këto shqetësime të ish-drejtorit të CIA-s i kishte pritur me zemërim, Aljibri ka nënvizuar se pas bisedimeve të tij me Brennan, ai humbi punën dhe u desh të lëshonte vendin dhe të strehohej në Kanada.

Në dosje, Aljibri ka thënë se princi i kurorës “e ftoi Rusinë të ndërhyjë në Siri në një kohë kur rënia e regjimit të Bashar al-Asadit ishte afër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button