Përgjaket festa e Vitit të Ri në Bregun e Fildishtë, mbi 60 viktima (Video)

Mbi 60 të vrarë dhe afro 200 të plagosur është bilanci i festimeve të festës se Vitit të Ri në shtetin afrikan të Bregut të Fildishtë.

Siç informojnë mediat e atjeshme, ngjarja ka ndodhur pas një rrëmuje e cila nuk dihet si pasojë e çka ka ardhur. Viktimat janë kryesisht të moshës nga 8 deri në 15 vjetë. 

Një dëshmitar tregon se pamjet kanë qënë të tmerrshme. 

“Viktima ka nga të gjitha anët, nuk mund ta gjej djalin tim”, ka thënë një grua e cila ka kërkuar mes turmës djalin e saj të vogël. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button