ANALIZA: “DOSJE” – nga maja në fund, ngritja dhe rënia e bankave të Maqedonisë!

Trembëdhjetë vjet pas rënies së Makedonska Banka, dikur Ljubjanska Banka, sistemin bankar në vend po e “dridh” një tërmet i ri, kolapsi i Eurostandard Bank. Në rrjedhë e sipër është procesi i hapjes së falimentimit në Eurostandard Bank pasi Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) e revokoi përgjithmonë licencën e saj për punë. Mbyllja e kësaj banke e rihapi “kutinë e Pandorës” – për atë sa i qëndrueshëm është sektori bankar, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë dhe Komiteti për stabilitet financiar sigurojnë që sistemi është i qëndrueshëm dhe solvenca e bankave është e lartë. Do të pasojë një periudhë në të cilën do të analizohen arsyet e rënies së Eurostandard Bank dhe do të llogariten dëmet. Në dy dekadat e kaluara në vend në një mënyrë skandaloze disa banka janë shembur dhe shpesh pas rënies ishin motive të fshehura për partizim të bankave dhe skenarë kriminal. “Portalb” analizon në mënyrë kronologjike ngritjen dhe rënien e bankave të Maqedonisë.

Almako Bank 

Një nga bankat e para të mëdha private në vitet 1990. Drejtor i kësaj banke si dhe një nga aksionarët kryesorë – pronarë ishte Zhanko Çado, një nga ish-ministrat e ekonomisë dhe njeri që në ato vite ishte kryesisht në pozicione drejtuese në vend dhe ishte edhe drejtor i ndërmarrjeve të mëdha. Rënia e Almako Banka filloi në vitin 1999, kur Banka Popullore, e drejtuar asokohe nga Guvernatori Ljube Trpeski, miratoi vendim për të revokuar licencën e punës së bankës dhe konkludoi se ekzistonin kushte për falimentim. Procedurat e falimentimit të kësaj banke ishin agoni e vërtetë, procesi i falimentimit zgjati më shumë se një dekadë. Sipas vlerësimeve në atë kohë, rënia e Almako Bank kushtoi rreth 25 milion euro – para të shtetit (50 milion marka gjermane). Elita e atëhershme politike i mbetën borxh t’i përgjigjen publikut se kush është fajtor për rënien e bankës. Askush nuk mori përgjegjësi.

Rado Bank 

Maj, 2005 Banka Popullore, nën udhëheqjen e guvernatorit të atëhershëm Petar Goshev, mori vendim për të revokuar licencën e Rado Bank. Pas operacionit të intensifikuar mbikëqyrës në Rado Bank, BPRM konstatoi se banka po përballej me jo likuiditet dhe nuk ka pas mundësi për të ekzekutuar urdhër pagesat. U dha një urdhër ekspres për të bllokuar të gjitha llogaritë – pagesa është e ndaluar por jo arkëtimi. Dhe rënia e kësaj banke ishte skandaloze. Ajo ishte në pronësi të biznesmenit të kontestueshëm serb Jovica Stefanoviq-Nini, i cili kishte hyrë në sektorin bankar në vitin 2002-2003, kur ai e mori Makedonska Banka (dikur Ljubjanska Banka) dhe Rado Banka. Në Rado Bank përsëri ngecën paratë e shtetit – kredi nga Tajvani në vlerë prej 20 milion dollarë, por edhe më shumë se 5 milion euro – para të depozituesve. Pastaj në publik u ngrit pyetja nëse likuidimi i shprehur mund të ishte shmangur ose mbase kishte vend që BPRM të emëronte trup menaxhues të përkohshëm për të shpëtuar bankën. Bilancet e Rado Bank treguan që ishin lëshuar kredi po Metodija Smilenski, biznesmen në atë kohë tranzicioni , edhe një emër kontrovers, pronar i një numri të madh ndërmarrjesh. Disa nga kreditë u komentuan si “të paqëndrueshme” – të lëshuara pa garanci të duhura. Për kaosin financiar dhe ligjor në bankë – ende priten përgjigje dhe përgjegjësi.

Eksport-import banka  …

Me skandale, akuza për operacione të paligjshme dhe pasoja të rënda për shumë kompani, në vitin 2003 filloi procesi i kolapsit të Bankës Eksport-Import – një tjetër bankë nga perandoria e biznesmenit kontrovers Metodija Smilenski.

Rënia e kësaj banke i nxori në sipërfaqe motivet “e ndyta” të politike-afariste dhe la pas vete shkatërrim në një numër ndërmarrjesh nën kontroll të Smilenskit. Dosja për Eksport-Import Bankën përfundoi përpara Zyrës së Avokatit Publik, por edhe në gjykatë – përveç Smilenskit, Guvernatori i atëhershëm Ljube Trpeski, i cili u akuzua dhe u dënua me 4,5 vjet burg për abuzim të pozitës së tij zyrtare dhe lëshimin e garancive për kredi si kreu i BPRM, të cilat Eksport-Import Banka i ka marrë nga jashtë ndërsa kanë përfunduar në kompani të kontrolluara nga Smilenski. Trpeski u dërgua në burgun e Idrizovës në vitin 2009, por u lirua një muaj më vonë pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin. Dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër Smilenskit u thirrën kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe paraardhësi i tij Ljubço Georgievski. Metodija Smilenski u ekstradua nga Serbia në vend dhe u akuzua për malverzime financiar që arrinte shumën prej 50 milionë euro.

Makedonska Banka

Një nga tronditjet më të mëdha të sektorit bankar në vend ishte rënia e Makedonska Banka – ish Ljubjanska Banka. Makedonska Banka ishte banka e tretë më e madhe në vend – kryesuese për sa i përket infrastrukturës, me 40 degë në 30 qytete. Kjo bankë i mbijetoi shkatërrimin e federatës së atëhershme Jugosllave, por iu nënshtrua goditjes së interesave të pista të biznesit dhe politik për fitim. Kontroversat fillojnë në vitin 2001, kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet dhe Nikolla Gruveski ishte Ministër i financave, kur zyrtarë të lartë të partisë u bënë aksionarë në bankë. Banka ka filluar të mbajë epitetin e “problematike”. Riorganizimi i pronësisë vazhdon me hyrjen e Jovica Stefanoviq – Nini, i cili merr kapital të madh për para “të vogla”. Në vend të rimëkëmbjes – fillon procesi i dështimit dhe zhvlerësimit të bankës. Në vitin 2007, me nënshkrimin e guvernatorit të atëhershëm Petar Goshev, banka shkoi në likuidim. Të dhënat tregojnë se aty kishin ngecë 35 milion euro – kredi të pa paguara. Në momentin e revokimit të lejes së punës, bastard Nini zotëron 80% të aksioneve në Makedonska Banka. Kjo dosje është akoma “e gjallë”, disa nga qytetarët të cilët kanë pas kredi thonë se u ngarkohen kamatë të lartë interesat për kreditë e dhëna nga një bankë që nuk ekziston prej 13 vjetësh. Për publikun mbeti e hapur çështja vallë për të “fshehur” gjurmët rrjedhës së parave kriminale, “u sakrifikua” një nga bankat më të forta në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button