fbpx

Premier Ligë, City dhe United të pathyeshëm

Mançester Utd dhe Mançester City kanë vazhduar ritmin e fitoreve në kuadër të javës së 21-të të kampionatit anglez të futbollit, duke mposhtur skuadrat e Wigan dhe Stoke.

Utd ka deklasuar me rrezultat të thellë Wiganin duke i shënuar 4 gola në shtëpi, ndërsa “qytetarët” e Cityt në cilësinë e vendasit me rezultat të pastër 3-0 mposhtën skuadrën e Stoke.

Fitore shënuan edhe Fulham, Totenhem dhe West Hem, ndërsa ndeshja mes Swansea dhe Aston Villa si dhe Sautempton Arsenal kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Me këto rezultate të arritura ,tabela e klasifikimit nuk pëson ndonjë ndryshim të theksuar ndërsa M.Utd ruan diferencën prej 7 pikësh ndaj vendit të dytë ne tabelë ku ndodhet skuadra e Cityt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button