Hamilton triumfon në Barcelonë dhe vendos një tjetër rekord, Ferrari sërish nuk lë gjurmë

Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Barcelonës, pasi kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton ia doli të marrë fitoren e katërt në 6 gara sezonale të zhvilluara deri tani dhe me triumfin e sotëm hyri në historinë e Formulës 1, transmeton SS.

Piloti britanik i skuadrës gjermane të Mercedes u ngjit në podium për herë të 156 në karrierë, duke u bërë automatikisht piloti me më shumë podiume në historinë e këtij sporti, të cilën Lewis Hamilton vijon ta rishkruajë.

Vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira piloti i Red Bull Max Verstappen, i cili sot u renditi dyti, ndërsa finlandezi i Mercedes, Valteri Bottas plotësoi podiumin, duke e mbyllur garën në vendin e tretë.

Vendi i katërt dhe i pestë shkoi për dy makinat Racing Point, me Lance Stroll dhe Carlos Perez, ndërsa për skuadrën e Ferrarit ishte një fundjavë për t’u harruar, pasi Vettel e mbylli garën në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u tërhoq për shkak të një problemi elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button