Derisa të gjithë presin plan për onlajn mësim dhe trajnimin për mësuesit, të punësuarit dhe drejtori i Byrosë për zhvillim të arsimit kanë shkuar në pushim kolektiv

Sipas propozimit të fundit të Komisionit për sëmundje infektive, viti shkollor duhet të fillojë onlajn, me përjashtim të nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën dhe në shkolla me një numër të vogël nxënësish nëpër klasa, shkruan sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Më shumë se 200 punonjës të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe drejtori kanë shkuar në pushim kolektiv pa e përgatitu programin për kurrikul të shkurtuar për shkollat ​​fillore dhe të mesme, të cilin janë duke e pritur mijëra mësues dhe profesorë për vitin e ri shkollor i cili, sipas propozimit të fundit të Komisionit për sëmundjet infektive, për shumicën e nxënësve, do të jetë onlajn.

SAKAMDAKAZHAM.MK ka mësuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e ka ngarkuar me atë detyrë, Byronë për zhvillim të arsimit, qysh në prill. Por, deri më sot, program për kurrikulë të shkurtuar për të gjitha lëndët në shkollat ​​fillore dhe të mesme nuk ka.

Deri tani duhej të ishin zhvilluar trajnime për ligjërata në internet, për bashkëveprim me nxënës dhe gjimnazistë, si dhe për mënyrën e vlerësimit të rezultateve të tyre, por punonjësit e Byrosë dhe drejtori Zeqirija Hasipi nuk e kanë bërë as atë. Ndërkohë, nervozizmi te prindërit po rritet për atë vallë do të organizohet mësim i vërtetë në vitin e ardhshëm shkollor, pas improvizimit në semestrin e dytë të vitit paraprak shkollor.

“Byroja është dashur të organizojë trajnime për mësuesit dhe profesorët pas kthimit nga ‘pushimet’, në fillim të gushtit. Trajnimet do të ishin të aspektit metodologjik-didaktik. Të gjithë stafit mësimor në Republikën e Maqedonisë Veriore është dashur t’i dërgohet plani për mësim të shkurtuar, që do të organizohet në vitin e ri shkollor, me orar të të gjitha orëve dhe pauza të shkurtra për pushime ndërmjet orëve. “Por asgjë nga kjo”, thonë nga Ministria e Arsimit.

SAKAMDAKAZHAM.MK e kërkoi drejtorin Zeqirija Hasipi, por ai na shkroi se është në pushim vjetor, jashtë vendit. Ai na referoi te personi përgjegjës për marrëdhënie me publikun, por ai nuk u përgjigj në thirrjen dhe sms mesazhin.

“Stafi mësimor është me të drejtë i revoltuar dhe nervoz. Nuk ka as plan as trajnime. Nuk është njëlloj mësimi me prani fizike dhe onlajn mësimi përmes kompjuterëve. Si do t’i zhvillojnë ligjëratat, si do t’i vlerësojnë nxënësit, kur udhëzimet e vjetra nga disa muaj më parë janë të gabuara dhe duhet të bëhen të reja?” pyesin burimet tona në MASH, të cilët presin që Byroja dhe drejtori të kthehen nga pushimi kolektiv.

Për dallim nga Byroja, një grup pune në MASH një muaj më parë ka hartuar plan për onlajn mësim të shkurtuar që do të përdoret për ligjërata për nxënësit,  të cilët do të ndjekin mësimet nga shtëpia për shkak të pandemisë koronavirus. Plani është dorëzuar në ministri.

Më 7 maj 2020, Ministria krijoi një grup pune për të zhvilluar kurrikul për orë të shkurtuara të pjesshme. Kryetar i këtij grupi është Mitko Çeshlarov, drejtues i Sektorit për kurrikula. Ai program, thonë në MASH, është e rëndësishme edhe për situatat me fatkeqësi të tjera natyrore, përmbytje, stuhi dëbore dhe situata të tjera, dhe jo vetëm për pandeminë me koronavirusin. Nuk është diçka që bëhet prej sot për nesër, paralajmërojnë bashkëbiseduesit.

Byroja ka edhe një departament për zhvillim profesional të stafit edukativ-arsimor, ku idetë, projektet e suksesshme dhe mënyrat progresive të mësimdhënies duhet të përcillen dhe të rregullohen e vihen në dispozicion të të gjithë mësuesve dhe profesorëve përmes një ueb-faqeje. Kjo faqe duhej të azhurnohej vazhdimisht. Jozyrtarisht, për ueb-faqen janë shpenzuar rreth 500 mijë euro, por ajo nuk funksionon. Kështu që, projektet e suksesshme nuk mund të ndahen si përvoja dhe përdoren nga i gjithë stafi arsimor.

Viti i ri shkollor nuk ka gjasa të fillojë përpara 15 shtatorit. Deri më tani, nuk ka asnjë udhëzim në plotë kuptimin e fjalës, plan apo trajnim për profesorët dhe mësuesit. MASH nuk e di se kur kolegët nga Byroja kanë shkuar as se kur do të kthehen nga pushimi kolektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button