Shkon në 401 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e koronavirusit, REL.

Në njoftimin e Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se janë 141 raste të reja me COVID-19, pas testimit të gjithsej 440 mostrave nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Numri total i rasteve pozitive është 11 mijë e 416 raste nga 43 mijë e 984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 vdekje në total”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button