LSDM dhe BDI i vazhdojnë negociatat, po harmonizohet programi qeveritar dhe shpërndarja e përgjegjësive nëpër resorë

Edhe sot vazhdojnë takimet, siç thonë partitë në kumtesat e tyre, konstruktive të punës midis LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së, në nivel të sekretarëve të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

Siç njofton LSDM, pasi të dy partitë i kanë harmonizuar parimet dhe përcaktimet e koalicionit të qeverisë së ardhshme eventuale, sot po punohet në harmonizimin e programeve zgjedhore të së dy partive dhe në krijimin e programit katërvjeçar për punë të qeverisë së ardhshme, në tërësi e përkushtuar n[ ekonomi, drejtësi, barazi dhe integrime.

Në vijim është, thuhet në kumtesën nga LSDM, edhe shpërnarja e përgjegjsive sipas resorëve në koalicionin e ardhshëm, proces në të cilin është arritur progres i madh dhe pajtueshmëri parimore.

“Të dy partitë u zotuan që të propozojnë kuadro adekuate, të përgatitura, të ndershme dhe të aftë të cilët do ta realizojnë programin në tërësi gjatë mandati të plotë katërvjeçar. Organet partiake, sekretarët e partive dhe zëdhënësit menjëherë do ta njoftojnë opinionin për të gjithë momentt e reja nga negociatat dhe i lusin opinionin dhe mediat të mos i marin parasysh spekulimet. Pjesëmarrësit në negociata janë të vetëdijshëm dhe plotësisht e kuptojnë urgjencën dhe nevojën për konsolidim postzgjedhor të institucioneve dhe presin që gjatë ditëve të ardhshme të arrihet marrëveshje përfundimtare”, qëndron në kumtesën nga LSDM-ja.

Edhe BDI ka dërguar kumtesë me përmbajte të ngjashme.

“Të dy palët janë zotuar të propozojnë drejtes të institicuoneve të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katër vjeçar. Organet e partisë, sekretarët e partisë dhe zëdhënësit do të informojnë menjëherë publikun për çdo moment të ri në negociata dhe lusin publiku dhe mediave që të mos marrin parasysh spekulimet. Ne jemi të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin të institucioneve pas zgjedhjeve dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim.” thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

Kjo parti paraprakisht ka akuzuar opozitën se po rrënon pozitat e shqiptarëve në krijimin e qeverisë së re.

“Dështimin tuaj mos e shëndëroni në dështim të shqiptarëve sepse shqiptarët nuk do t’ua falin dhe harrojnë këtë sjellje jodinjitoze. Një herë shpallet fitore, pastaj kontestuat procesin, më pastaj organizuat protesta teatrale sa për sy e faqe, për të vijuar me takime të përbashkëta dhe të përvetshme me LSDM dhe VMRO duke thënë që do të jeni në Qeveri dhe duke kërkuar “blerjen” turpshme të deputetëve.
Lironi skenën e uzurpuar opozitare shqiptare dhe dështimin tuaj partiak mos e shëndëroni në dështim kombëtar, por hapni rrugë për njerëz të ri që do ti prijnë një unifikimi të shëndosh opozitar në të mirën e të gjithëve.” kumtoi BDI.

Opozita maqedonase ndërkohë ka kritikuar vendimin e presidentit Stevo Pendarovski për të nominuar Zoran Zaevin për kryeministër, ende pa siguruar shumicën prej 61 votave në Kuvend. VMRO DPMNE-ja e ka akuzuar Pendarovskin për shkelje të kushtetutës duke punuar për interesa të LSDM-së.

Opozita ka vendosur të pezullojë raportet me presidentin ndërkohë që Pendarovski ka thënë se pavarësisht këtij qëndrimi, nëse Zaev nuk arrin të formojë qeverinë brenda 20 ditëve, atëherë për postin e kryeministrin do të nominoj Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE-së, parti kjo e cila në zgjedhjet e 15 korrik fitoi 44 ulëse në Kuvend apo dy më pak se LSDM-ja e cila doli e para me 46 mandate.

Opozita shqiptare e cila ka fituar 12 ulëse në Kuvend thotë se do të mbështesë BDI-në nëse arrin të realizojë premtimin për kryeministër shqiptar, në të kundërtën kërkon nga Ahmeti që të kalojë në opozitë.

Për formimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi.

Ndryshe, LSDM-ja ka demantuar lajmin e publikuar në media se tre vjet do të jetë Zoran Zaev kryeministër dhe një vjet Naser Ziberi nga BDI-ja.

Zaev më 13 gusht e mori mandatin nga presidenti dhe ka afat prej 20 ditëve që ta formojë qeverinë, ndërsa ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns, ia uroi Zaevit marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.

Po atë ditë, Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, pasi nuk arriti të zhvillojë takim me liderët shqiptarë që i kishte ftuar në Tryezën e Partive Parlamentare Shqiptare, ai në orët e pasdites ka zhvilluar takim me Zoran Zaevin, mandatarin për formimin e qeverisë. Ndërkaq, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA nëpërmjet konferencës për shtyp njoftuan se nuk kanë zhvilluar asnjë takim formal a çfarëdo takimi tjetër me temën e pjesëmarrjes në qeveri.

Ndërkohë, Hristijan Mickoski, kryetari dhe kandidati për kryeministër nga VMRO-DPMNE-ja ka pasur një takim po atë ditë me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. Mickoski në takim ishte i shoqëruar me deputeten dhe ish-kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, për të reaguar në lidhje me marrjen e mandatit nga Zoran Zaev pa e dëshmuar se e ka formuar shumicën. Pas takimit, Mickoski i përkujtoi tri deklaratat e presidentit Pendarovski që nuk po respektohen sipas tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button