Në Spitalin Gjinekologjik në Çair sivjet janë kryer 2.511 lindje, 300 më shumë se vitin e kaluar

Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair është rritur numri i lindjeve në shtatë muajt e fundit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton MIA.

Nga fillimi i këtij viti, dhe deri në fund të korrikut janë kryer 2.511 lindje, që është pothuajse 300 lindje më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur janë realizuar 2.222 lindje.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga spitali informojnë se edhe në kushte të Kovid-19 puna në këtë spital vijon rregullisht, gjegjësisht spitali i zbaton lindjet, si dhe të gjitha kontrollet dhe skriningjet për për anomalitë e fetusit.

Përndryshe, pas 40 viteve, plotësisht janë rinovuar të dyja sallat e operacionit në spitalin në Çair, ndërsa risi e rëndësishme është edhe gazifikimi i këtij institucioni shëndetësor.

Edhe në kushte të pandemisë me Kovid-19 vazhdon përmirësimi i kushteve në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe kujdes më të mirë shëndetësor për të gjithë qytetarët, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button