Shkup, 2013-ta filloi me foshnjë mashkull

Është mashkull foshnja e parë që lindi në vitin 2013 në orën 00:01 në Klinikën për Gjinekologji dhe akusheri pranë Qendrës klinike universitare në Shkup. 

Foshnja peshon 4 kilogramë e 300 gramë dhe është e gjatë 54 centimetra, nga e ëma Jasmina Smilevska (e lindur më 1971), për të cilën ky është fëmija i tetë (6 djem dhe 2 vajza). 

Nëna dhe foshnja sot do të vizitohen nga kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Të posalindurit, kryetari i Shkupit Trajanovski do t’i dhurojë librezë për kursim me 20.000 denarë dhe dhurata tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button