Studim: Nuk ka shpëtim për akullin në Grenlandë

Akulli në Grenlandë po shkrihet deri në pikën në të cilën nuk ka kthim, ndërsa përpjekjet për ngadalësim të ngrohjes globale nuk do ta shpëtojnë nga shkrirja, tregon studimi i ri i hulumtimit të universitetit shtetëror Ohajo, lajmëroi Si-En-En, transmeton MIA.

“Madje edhe po ta kthenim klimën siç ishte para 20-30 viteve, megjithatë do ta humbim masën e ftohtë pothuajse shumë shpejtë”, tha njëri nga autorët e studimit”, profesori Jan Hovat.

Pllaka e ftohtë e Grenlandës në vit humb më shumë se 280 miliard metra ton akull, e cila shkrihet, që është kontributi më i madh i vetëm për rritjen në nivel global në det, tha autorja udhëheqëse e studimit, Mikalea King.

Ajo deklaroi se humbja e akullit viteve të fundit është aq i madh që çoi në ndryshime të matshme të fushës së gravitaconit mbi Grenlandë.

Shkrirja e akullit në Grenlandë kontribuon me më shumë se një milimetër për rritje të nivelit të detit çdo vit dhe me siguri më tutje do të përkeqësohet.

Autorët kanë zbuluar se pas vitit 2000, sipërfaqja e akullit është zvogëluar aq shpejtë sa shtresat e dëborës nuk kanë mundur ta kompensojnë akullin e humbur madje edhe nëse klima ndryshon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button