Mbrëmje e saksafonëve në “Verën e Ohrit” me kuartetin spanjoll “Fukio”

Programi muzikor i Festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon sonte me koncert të saksofon kuartetit “Fukio” nga Spanja, në përbërje të Hoakin Saez Belmonte në sopran saksofon Havier Larson Paez – alt, Hoze Manuel Banjuls Markos – tenor dhe Ksabier Kasal Ares – saksofoni bariton, transmeton MIA.

“Fukio” janë një nga kuartetet e rinj të saksofonit më emocionues në Evropë. Nga themelimi i tyre në vitin 2007 kuarteti intensivisht është përkushtuar në hulumtimin e muzikës kamertale në saksofon.

Ata marrin pjesë në skenat në Gjermani, Britani dhe Spanjë, në Fondacionin “Huan Març” dhe auditoriumi nacional në Madrid, por edhe në shumë festivale si akademia austriake “Impuls”, Festivali për muzikë bashkëkohore në Hadersfild, Festivali për saksofon në Majorka, si dhe festivali në Këln, Dyzeldorf, Frankfurt dhe festivali “Young Euro Classis” në Berlin.

Në koncertin e caktuar për në orën 21:00 në oborrin e “Shën Sofija”-s janë veprat e Dvorzhak, Albenic, Pjacola, Niman, Ponse dhe Lago.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button