Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Lokalisht proceset do të jenë në formë më intensive të motit të keq me erë të përforcuar dhe paraqitjes së breshrit, informon DPHM.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri 31 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa e ditës deri 30
gradë.

Prej nesër deri të enjten në orët e paradites do të jetë me diell me vranësira tëvogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button