Rikthehet Vilanova

Ky është lajmi më i mirë sportiv i 2013-ës, ndoshta nuk kishte si të fillonte më mirë ky vit për gjithë botën e sportit, trajneri i Barcelonës Tito Vilanova është i gatshëm të rikthehet në stolin e katalanasve në këtë fillim viti.

Për të konfirmuar paralajmërimet e presidentit të Barcelonës i cili pat deklaruar se Vilanova do të rikthehet shumë shpejtë në drejtim të “Blaugranëve”, tashmë është edhe vet djali i tij, Adria Vilanova i cilin në adresën së tij në Twiter ka bërë publike një foto me të atin e tij, ku ka shkruar “Gëzuar vitin e ri të gjithëve, sonte e percjellim vitin e vjetër  duke u argëtuar në një ndeshje tenisi me një njeri shumë special”. 

Kjo foto, ku Vilanova me djalin e tij duken shumë të lumtur, shton optimizmin se tashmë problemet kanë kaluar dhe se Tito, është i gatshëm për punë, theksojnë mediat spanjolle.
Vilanova i cili pati një ndërhyrje kirurgjikale në 20 dhjetor të 2012-ës për shkak të tumorit që ju paraqit për të dytën herë, pritet që të jetë në pankinën e Barcelonës që në ndeshjen e parë të këtij sezoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button