Viti i ri Maqedoni, 1 i vdekur mbi 80 të lënduar

Një person ka vdekur në aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen Autokomandë të Shkupit. 

Në qendrën urgjente janë paraqitur gjithsej 82 persona gjatë mbrëmjes së kaluar. Në aksidente trafiku 18 persona janë lënduar, 7 persona kanë pësuar lëndime gjatë rrahjeve kurse 15 persona janë paraqitur në spital për shkak të thyerjeve të kockave, 3 nga fishekzjarret.

Në natën e ndrrimit të motmoteve në Repartin e Toksikologjisë, në Shkup, jane pranuar 42 pacientë në gjendje të alkoholizuar. Më i riu 14 vjeçar i cili ka përzier alkohol me pije energjike.

Në emergjencë janë pranuar 82 pacientë, njëri prej tyre ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga një aksident rrugor. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button