Mbrëmjet strugane të poezisë prej 28 deri më 30 gusht

Për ta ruajtur vazhdimësinë që e ka prej vitit 1961, festivali Mbrëmjet strugane të poezisë do të mbahet edhe këtë vit dhe do t’i ketë  përmbajtjet e njohura të programit, por në formë të reduktuar dhe do të zgjasë më pak, prej datës 28 deri më 30 gusht. Siç kumtoi drejtoria e festivalit, Komisioni për Sëmundje Infektive e ka miratuar  protokollin e përgatitur për organizimin e tij, transmeton MIA.

“Rrethanat e tanishme lejojnë të organizohet  festival me prani fizike të poetëve vendor,  ndërsa pjesëmarrësit e ftuar nga  vendet e huaja, për shkak të restriksioneve në lidhje me udhëtimin  dhe fluturimet e aeroplanit, por edhe për shkak të minimizimit të rrezikut  nga përhapja e virusit, do të performojnë përmes videoleximeve. Në mënyrë speciale videofjalim si dhe  videolexim, përgatiti edhe laureati i sivjetëm  i MSP-së, poeti izraelit Amir Or, i cili do të jetë mysafir special në edicionin e ardhshëm të 60-të jubilar të MSP-së në vitin 2021,  si dhe do t’i dhurohet  “Kurora e artë” së bashku me laureatin për vitin 2021″, kumtuan nga MSP.

Më shumë se 30 poetë vendor dhe të huaj do të marrin pjesë në leximet kryesore të festivalit. Pjesë e  programit do të jenë edhe pesë kandidatët e zgjedhjes  më të ngushtë për çmimin “Vëllezërit Milladinovci” i cili do të ndahet edhe këtë vit  për përzgjedhjen më të mirë poetike mes dy edicioneve të MSP-së, ndërsa do të  marrin pjesë edhe poetë nga vendi dhe vendet e huaja.

Sipas protokolleve për organizim të ngjarjeve në kushte të pandemisë, MSP përgatiti propozim-protokoll për zhvillim të festivalit, që ishte miratuar nga  Komisioni për Sëmundje Infektive. Për zvogëlim të rrezikut nga përhapja e virusit,  si dhe mbrojtja e shëndetit  të pjesëmarrësve dhe publikut,  këtë vit ka ndryshim të lokacionit të mbajtjes së festivalit. Alternativë  më adekuate për organizim të programit, citojnë nga MSP, është terasa e mbuluar  e hotelit “Drim”, në të cilën edhe zakonisht  zhvillohet një pjesë e aktiviteteve të programit në edicionet e rregullta të festivalit.

“Prania fizike e publikut do të kufizohet  për shkak të kapacitetit të hapësirës dhe për shkak të protokolleve për mbrojtje, por programi i festivalit, duke filluar nga  edicioni i vitit të kaluar, tërësisht transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin  zyrtar Jutjub të MSP-së, ashtu që do të mundësohet  ndjekja e tërësishme nga auditoriumi më i gjerë. Qëndrimi i pjesëmarrësve është rregulluar sipas protokolleve për punë  të hotelit në kushte të pandemisë.  Do të ketë transport të organizuar  të sigurt  për pjesëmarrësit  në relacionin Shkup-Strugë-Shkup, ndërsa operatori i zgjedhur ekonomik  është i obliguar t’i respektojë protokollet për transport të udhëtarëve  në kushte të pandemisë”, citohet në kumtesën e Drejtorisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button