fbpx

Hillary Clinton paralajmëroi se Trumpi s’do të largohet në paqe nëse humb në zgjedhje

Hillary Clinton ka shprehur brenga se Donald Trumpi nuk do të ikën nga zyra në mënyrë paqësore, nëse do të mposhtet në zgjedhjet e nëntorit.

“Nuk dua t’i frikësoj njerëzit, por dua që të jemi të përgatitur. Kam çdo arsye të besoj se Trump nuk do të ikën lehtë nëse i humb zgjedhjet”, tha ajo gjatë samitit të 19-të Represents. “Ai do të përpiqet që të na ngatërrojë, ai do të përdorë çfarëdo akuza, ai e ka avokatin gjeneral William Barr pas tij, që është i gatshëm të bëjë çfarëdo që është e nevojshme”, ka thënë ajo.

Demokratët kanë thënë se Trump po bëhet gati t’i kontestojë rezultatet e zgjedhjeve duke vërë dyshime mbi legjitimitetin e tyre, shkruan The Independent.

Presidenti tashmë është përpjekur që të pengojë votimin me postë, së fundmi duke bllokuar një paketë ndihmuese për koronavirusin që do të zgjeronte votimin duke i dhënë fonde Shërbimit Postar të SHBA-së, transmeton KOHA.

Pos kundërshtimit të votimit me postë, Trump ka thënë se nuk do të ikë nga zyra nëse rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të dyshimta.

Edhe kandidati demokratik presidencial Joe Biden ka shprehur brenga se Trump do të ndërhyjë në legjitimitetin e zgjedhjeve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close