Lufta e Dytë Botërore, Japonia zotohet të mos përsëriten tragjedi të tilla

Lufta e Dytë Botërore la të vrarë mbi 45 milionë njerëz në të gjithë botën. Fundi i saj u afrua me kapitullimin e Japonisë 75 vite parë, vend që tani kërkon ndjesë për të kaluarën, transmeton OraNews.

Japonia ka shprehur keqardhje për humbjet dhe veprimet e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është zotuar të mos e përsërisë tragjedinë që u kushtoi jetën miliona njerëzve.

E shtuna shënoi 75-vjetorin e dorëzimit tevendit ndaj Aleatëve, më15 gusht të vitit 1945, më pak se 10 ditë pasi SHBA-ja shfarosi qindra mijëra japonezë nëpërmjet dy bombave atomike të lëshuara në qytetet e Hiroshimës dhe Nagasakit.

Pjesëmarrja këtë vit u kufizua për disa qindra zyrtare dhe familjarë të viktimave të luftës, për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button