RMV, Policia arrestoi dy ngasës të automjeteve që kishin gjithsej 55 migrantë

MPB-ja raportoi se dje ka kapur dy automjete, ku në njërin ishin 43 migrantë, ndërsa në tjetrin 12, transmeton Portalb.mk.

Automjeti i parë ishte “Mercedes” ku shofer ishte 28 vjeçari M.J. nga Shtipi. Ky i fundit përkundër përpjekjes për të ikur, u arrestua nga policia.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur 43 migrantë, duke përfshirë edhe fëmijë nga Siria, Pakistani dhe Afganistani”, raportojnë nga MPB-ja.

Automjeti i parë ishte kapur në ora 12:00 në rrugën Sveti Nikollë-Kumanovë, ndërsa automjeti i dytë në ora 21:40 në rrugën Strumicë-Dabile.

Automjeti i dytë ishte “Alfa romeo 156”, ku shofer ishte 23 vjeçari S.R. nga fshati Bankso në Strumicë. Në automjetin e tij ishin gjetur 12 migrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button