Mali Zi i hapi kufijtë me Ballkanin, por akoma vlejnë masat kufizuese

Mali i Zi ka hapur kufijtë e saj me Shqipërinë dhe Kosovën sot pas orës 12:00 të mesnatës, edhe pse sipas mediave malaziase nuk ka pasur kolona nëpër kufij, transmeton Koha.net.

Ashtu si ka thënë Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi, personat që hyjnë në këtë shtet duhet të kenë testin negativ PCR ose atë serologjik ELISA jo më të vjetër se 48 orë.

Në pikat kufitare testet do të kontrollohen nga inspektorati sanitar.

Gjer me datën 15 gusht Mali zi ka ndaluar hyrjen e shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut si dhe SHBA-së.

Gjendja nëpër pikat kufitare ka qenë e qetë, por pika kufitare Dobrakovo me Serbinë është dashur të qëndroje e mbyllur deri në ora 7 në mungesë të inspektorit sanitar.

Gjtihashtu Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të njëzetekatërt, ndër të tjera ka miratuar edhe vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë, por përsëri duke respektuar kufizimet, si testi PCR-negativ.

Nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengen ku përfshihet dhe Shqipëria. Janë ndaluar kategorikisht deri më 5 shtator udhëtimet e personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërprerja e lidhjes ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe vendimi që i referohet kufijve tokësor vazhdohet deri më 15 gusht 2020, ka njoftuar zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button