India do ta shënojë ditën e pavarësisë me distancë

India është duke i bërë përgatitjet që më 15 gusht të shënojë  ditën e pavarësisë, por shkaku i pandemisë COVID-19 do të ketë kufizime në organizimin e aktiviteteve festive.

Garda e nderit do të parakalojë gjatë festimeve dhe do të jetë e përbëre nga ushtria, marina, forcat ajrore dhe personeli i policisë, transmeton Klan Kosova.

Të gjithë mysafirët e ftuar do të jenë të detyruar të bartin maska dhe të mbajnë distancën deri në gjashtë metra. Qeveria indiane po ashtu ka kufizuar edhe lëvizjet drejt “Kalasë se Kuqe” ku tradicionalisht bëhen festimet e pavarësisë,shkruan CNN.

Pjesëmarrja në ngjarje do të bëhet me ftesa të veçanta dhe shumica e të ftuarve janë  zyrtarë të huajë, diplomatë  dhe media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button