Top zbulimet shkencore të 2012-ës

Top zbulimet shkencore të 2012-ës

Duke filluar nga zbulimi i të shumë kërkuarës grimcës sub-atomike e deri tek lëvizja e kufijve të hulumtimeve jashtëtokësore, 2012 do të mbahet  mend si vit i arritjeve të mëdha shkencore. Në vazhdim vijojnë zbulimet më të mëdha të vitit 2012:

Është zbuluar Bosoni i Higsit
Fizicientët e “Large Hadron Collider” në Cern, e mbaruan hetimin e tyre pesë vjeçar të grimcës hyjnore, dhe në korrik të këtij viti e publikuan zbulimin e saj. E shumë kërkuara grimcë është përgjegjëse për prodhimin e të gjitha elementeve të tjera sub-atomike siç janë protonet dhe elektronet, si dhe masën e tyre, ishte pjesa që mungonte për krijimin e modelit standard i cili e përshkruan bashkëveprimin e të gjitha grimcave.
Mirëpo, për shkencëtarët historia ende nuk është e përfunduar, duke mar parasysh faktin që ata shpresojnë  nëpërmjet Bosonit të Higsit të kenë qasje jashtë modelit standard të fizikës, dhe prandaj ky zbulim ka mangësi dhe zbrazëtira  që  ende duhet të plotësohen.

Kjuriositi( CURIOSITY) ateroi në Mars
Miliona njerëz u ngritën herët në mëngjes apo qëndruan deri në orët e vona vetëm e vetëm ta shohin aterimin e suksesshëm të mjetit me peshë prej 1 ton, roveri i NASA-së “CURIOSITY”, e cila më 6 Gusht të këtij viti, suksesshëm ateroi në Mars.
Kishte shumë  emocion dhe pritshmeri një ditë para ngjarjes së madhe në atë se a do të jetë një mision i suksesshëm, mirëpo Kjuriositi ateroi dhe dëshmoi se procesi është zhvilluar në mënyrën më të përkryer, ndërsa gëzim dhe lotët mund të shiheshin në sytë e inxhinierëve nga laboratori i NASA.
Që atëherë, Roveri në Mars, çdo ditë e më shumë e financon opinionin me informacione spektakolare në lidhje me dheun, regolitet dhe atmosferën në Mars dhe po ashtu ekzistimin eventual të shenjave të jetës.
  Nga NASA   shprehen se  janë të kënaqur me misionin e deritanishëm, dhe kanë paralajmëruar se do të ndërtohet rover i ri dhe do të dërgohe në Mars në vitin 2020.

Rritje të variacioneve gjenetike.
Në fund të vitit 2010, menjëherë pas valës së madhe të studimeve gjenomike për sëmundjet, gjenetika erdhi në një konkluzion të padëshirueshëm: për shumicën e sëmundjeve të cilat kanë karakteristika të përbashkëta të cilat është e ditur se janë të trashëguara, hulumtuesit do të mundnin të intervenojnë vetëm në pjesë të vogël të gjeneve të tyre. Kjo dukuri është quajtur Misteri i trashëgimisë së humbur.
Deri atë kohë, shkenctarët kanë analizuar vetëm disa tipe të përgjithshme të variacioneve gjenetike, ndërsa në vitin e fundit, rezultatet nga studimet të cilët përfshijnë variacione të rralla gjenetike, që ishin tepër të pazakonta për tu hulumtuar, dolën në dritë.
Cili ishte rezultati i gjithë kësaj?  Shumica e variacioneve gjenetike janë shumë të rralla  për njerëzimin, ndërsa u paraqiten mivjeçaret e fundit kur popullata njerëzore arriti kulmin e saj. Ky zbulim është  pak a shumë shqetësues për shëndetin e banorëve, mirëpo ekziston ana pozitive në tërë këtë. Tani njerëzit do të jenë më evulativ se sa më parë.

Renditja gjenetike e fetusit
Në korrik, hulumtuesit nga Universiteti “Washington” në Seattle lajmëruan renditje totale të suksesshme të gjenomit të fetusit me ndihmën e vetëm disa fragmenteve të ADN-së  së tij të cilën e kishin mar nga gjaku i të ëmës. Për dallim nga teknikat e vjetra, ky proces nuk është i rrezikshëm për fëmijën gjatë kohës që kryet. Hulumtuesit thonë se ky test do të jetë në dispozicion në 5 vitet e ardhshme.

Është thyer rekordi i teleportimit në hapësirë të hapur
Gjatë fundit të verës dy ekipe të shkencëtarëve, prej të cilëve njëri ishte nga Kina ndërsa tjetri nga Austria, e thyen rekordin botëror për teleportimin e grimcave kuantike për më shumë se 50 milje hapësirë të hapur. 
Shkencëtarët tani besojnë se në të ardhmën do të mund të teleportojnë grimca në satelitet të cilat ndodhën në hapësirë, dhe në formë reze ti  kthejnë në cilën do qoftë pikë të Tokës.

Kod i ri kimik i jetës
Para tre miliardë vitesh, jeta në Tokë është krijuar nga dy molekula me material informativ, e ato janë ADN-ja dhe ARN-ja. Tani egziston edhe e treta, e ajo është HNA-ja, polimer i sintetizuar nga dy biolog molekular Viktor Pineiro dhe Filip Holiger nga këshilli i hulumtuesve të medicinës të Mbretërisë së Bashkuar.
Shkencëtarët shpresojnë që këtë të mund ta përdorin në mënyrë të suksesshme në mjeksi dhe inxhinieri gjenetike, po ashtu do të ishte mjet i mirë për zbulimin e prejardhjes së jetës.

Space X me sukses e lansuar në hapësirë
Ky vit ka qenë i suksesshëm për kompaninë private për hulumtime në gjithësi “Space X”.
Në Maj, për herë të parë ishte e dërguar mjet fluturues në Stacionin Internacional në Hapësirë. Lansimi i dytë i suksesshëm ishte në tetor, i cili dërgoi ngarkesë me materiale, që dëshmon se Space X është në gjendje të dërgojë ngarkesa bile edhe të dërgojë astronaut Amerikan deri në Stacionin Internacional në Hapësirë.

Zbulimi i egzoplanetit të ngjashëm me Tokën
Me male dhe me sipërfaqe të fortë, ngjashëm me Tokën, është zbuluar se si qarkullon rreth boshtit të Alfa Kentauri B e cila është njëra nga yjet më të afërta të sistemit diellor. Ky planet është larg nesh për 4.4  vjet dritë. Mirëpo një vit në të zgjat 3,2 ditë të Tokës, mundësia është e madhe që të afrohemi deri tek ylli i saj dhe në atë mënyrë do të mund të bëhemi zot shtëpie në jetën e atij planeti njëjtë sikur në planetin Tokë.

Shkencëtarët arritën deri tek liqeni Vostok
Pas gropimit që zgjati një dekadë në Antartik, shkencëtarët Rus arritën deri tek liqeni Vostok i vjetër 14 milion vjet.
Në vetë liqenin ende mund të gjenden shenja jete, dhe dy ekipe nga SHBA dhe Britania e Madhe hulumtojnë dhe kanë depërtuar thellë nën akull me shpresë se do të mund të marrin mostër nga brendësija e tij.

Mbaruan invazionet e hulumtimeve ndaj Shimpanzesë.
Me dekada hulumtimet ndaj Shimpanzesë e mbulonin me hije shkencën e mjeksisë. Kushëriri më i afërt i njeriut i cili është në gjendje të mendojë, të reagojë, dhe të ndjej afërsisht si njerëzit, prapë se prapë mbeti mijëra vite në robërinë brutale e cila do e kishte shqetësuar edhe njeriun më gjakftohtë. Mirëpo, edhe pse gati në të gjitha vendet e botës është e ndaluar të bëhen hulumtime dhe eksperimente në Shimpanzë, në Amerikë ajo ende është mjet i eksperimentit dhe praksës.

   

Lajme të ngjashme

Back to top button