SHBA, u rrit në 170.446 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 170.446, prej të cilëve 1.285 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 56.821, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.418.071.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,84 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 68,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 602.721 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.229.621 raste dhe India me 2.483.567.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button