fbpx

Mustafa: Takimi në Uashington, rikonfirmon angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “takimi në Uashington, më 2 shtator, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut”.

Lidhja Demokratike e Kosovës udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

“Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke, është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka thënë Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, transmeton REL.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, të premten njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Administrata amerikane konfirmoi për REL se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, Albin Kurti, ka kritikuar takimin e 2 shtatorit në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të thirrur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ndërlidhi ftesën e këtij takimi me zgjedhjet presidenciale në SHBA, që pritet të mbahen në nëntor.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close