Ezeli, pas ndarjes është në krahët e Sheherzades

Ndërkohë që ditë më parë aktori i njohur turk ishte shumë aktual në mediat ballkanike për faktin se është ndarë nga e dashura e tij për shkak të aktores së njohur Bergüzar Korel, e njohur te publiku shqiptar si Shehrazadja, këto ditë janë bërë publike dhe skenat e para të serialit të ri në të cilin aktrojnë dy aktorët e njohur turq, Kenan Imirzaloglu Bergüzar Korel.

Seriali me titull “Karadayi”, përveç fabulës interesante që do të përmbajë, në vete do të ketë dhe skena të nxehta, të cilat në shtetin turk janë ende tabu. Pikërisht Kenani (Mehmet Kosova) do të puthet dhe do të realizojë skena intime me aktoren e martuar Bergüzar Korel, e cila është bashkëshortja e aktorit tjetër të famshëm Halit Ergenç, i njohur në rolin e Sulejmanit të Madhërishëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button