Ja si bota pret vitin e ri 2013

Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante, klube nate apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin vitin 212 dhe do ta presin Vitin e Ri 2013.

Sipas shembullit të metropoleve botërore, tani më tradicionalisht, nata më e hareshme do të pritet edhe në sheshin “Maqedonia” në Shkup, si dhe në qytetet e tjera në vend.

Qytetarët e Shkupit do t’i argëtojnë yjet e muzikës maqedonase dhe asaj shqitare-Nokaut, Tamara Todevska, Robert Sazdov, Toni Zen, Adelina Tahiri, Dani, Beni, si dhe Dj të njohur.

Koncerti i Vitit të Ri do të fillojë në orën 20:00, dhe pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Saktë në mesnatë qiellin mbi Shkup do ta ndriçojnë fishekzjarre spektakolare.

Do të vendosen ekrane të mëdha në të cilat të gjithë vizitorët, përmes SMS porosive do të mund të dërgojnë dëshirat e tyre dhe urimet për një vitin 2013 më të mirë dhe më me bereqet.

Paraprakisht, për më të vegjlit janë paraparë shfaqje teatrale për fëmijë, fotografim me Palkun e Viti të Ri dhe aheng me këngë për fëmijë.

Në sheshin “Maqedonia është vendosur bredhi i Vitit të Ri me elemente ndriçuese dhe dekoruese.

Autoritetet e qytetit dhe policia apelojnë që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri. Gjatë kohës së pritjes, në qendrën e Shkupit do të ketë prani të madhe të policisë.

Vitin e Ri 2013 të parët do ta presin banorët e Ishujve të Oqeanit të Qetë Kiribati dhe Tonga dhe vendet e Lindjes së largët, ndërsa të fundit disa orë pas tyre banorët e bregut perëndimor të SHBA-së dhe Alaskës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button